Politike

"Pse u kujtuan tani?!" Rama: Një përpjekje që duhet të shfaqet shpesh deri sa ta ndajnë mendjen se nuk ka fitues nga ndërtimet pa leje

Rama tha se kjo është një përpjekje që duhet të shfaqet shpesh deri sa njerëzit ta ndajnë mendjen se nuk ka fitues nga ndërtimet pa leje. 

11 Korrik 2025, 10:20 Nga M.B
"Pse u kujtuan tani?!" Rama: Një përpjekje që duhet
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me Kryetarët e Bashkive ku iu përgjigj dhe pyetjes se përse aksioni për lirimin e hapësirave publike u ndërmor tani. Rama tha se kjo është një përpjekje që duhet të shfaqet shpesh deri sa njerëzit ta ndajnë mendjen se nuk ka fitues nga ndërtimet pa leje. 

Ai u shpreh se duhe të fillojnë të gjitha hallkat dhe nëse strukturat e pavarura të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi, sipas tij, është si një kullesë makaronash, atëherë gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor.

"Pse u kujtuan tani, pse i lanë këto, kjo është një betejë tani? Nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe nëse strukturat e pavarura të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, që gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, kjo është një përpjekje që kjo duhet të shfaqet hera-herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll