Politike

"Para dhe gjatë zgjedhjeve në Theth ka pasur një bum ndërtimesh pa leje", Rama: Prokurorja Gjeli bëri një ese filozofike për pafajësinë mbi këtë çështje

Ai shtoi më tej se ndonëse janë bërë 40 denoncime nga Policia e Shtetit për këto ndërtime, prokurorja Elsa Gjeli vendosi mosfillimin e hetimeve. 

11 Korrik 2025, 10:08 Nga r.ll
"Para dhe gjatë zgjedhjeve në Theth ka pasur një bum
edi rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët në Durrës foli edhe lidhur me atë se çfarë po ndodh në Theth. Rama tha se para dhe gjatë periudhës së zgjedhjeve, në Theth ka pasur një bum ndërtimesh pa leje.

Ai shtoi më tej se ndonëse janë bërë 40 denoncime nga Policia e Shtetit për këto ndërtime, prokurorja Elsa Gjeli vendosi mosfillimin e hetimeve. Ndërkohë shkresën zyrtare që prokurorja Gjeli i dërgoi KLP-së lidhur me situatën e krijuar, Rama e cilësoi si një ese filozofike për ndërtimet pa leje.

"Ka marrë vëmendjen e ditës dhe ajo që ka ndodhur në Theth. Para dhe gjatë zgjedhjeve atje ka pasur një bum ndërtimesh pa leje, si rezultat dhe i bumit turistik. 40 denoncime janë bërë nga Policia e Shtetit për këto ndërtime në Prokurori. Dhe sic është bërë e ditur publikisht, në rast të një flagrancë ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore më mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se çfarë bëhet, dhe ka bërë një ese filozofike mbi ndërtimin pa leje.", tha Rama. 

edi rama ne durres

Sondazh

Poll