Politike

Rama mbledh kryetarët e bashkive sot në Durrës, në fokus diskutimet mbi problematikat e pushtetit vendor dhe sezonit turistik

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Rama ka kërkuar nisjen dhe zhvillimin e një aksion për lirimin e hapësirave publike. 

11 Korrik 2025, 09:30 Nga M.B
Rama mbledh kryetarët e bashkive sot në Durrës, në fokus
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama mbledh sot kryetarët e bashkive për të diksutuar rreth problematikave të pushtetit vendor duke u fokusuar veçanërisht te menaxhimi i sezonit turistik. Sipas raportimeve, takimi mbahet në Durrës. Kjo mbledhje vjen në një kohë kur Rama ka kërkuar nisjen dhe zhvillimin e një aksion për lirimin e hapësirave publike. 

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike. 

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara. 

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

edi rama

Sondazh

Poll