Politike

Rama kritika ndaj bashkisë së Vlorës: Atje kryetari dhe struktura i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur

Rama shtoi se dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendi për shkak të faktit që Shqipëria tani "nuk mban" vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkese ekstra, sipas tij, atë të turistëve dhe vizitorëve.

11 Korrik 2025, 10:13 Nga M.B
Rama kritika ndaj bashkisë së Vlorës: Atje kryetari dhe
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me Kryetarët e Bashkive. Rama nuk i kurseu sërish kritikat ndaj Bashkisë Vlorë. Ai u shpreh se atje kryetari dhe struktura i kanë sytë gjysmë të hapu dhe gjysmë të mbyllur. 

Rama shtoi se dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendi për shkak të faktit që Shqipëria tani "nuk mban" vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkese ekstra, sipas tij, atë të turistëve dhe vizitorëve.

“Jemi këtu se jo shumë kohë më pare, pak kohë më parë, kemi marr 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngaroi më një barrë shumë më të madhe se ajo që kemi pasur. Pasi janë një kredi besimi të madh  dhe nga ana tjetër, janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë.

Para se të fillojmë më pikat e temave të ditës së sotme, po bëj një adresim të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendit për shkak të faktit që vendim tanimë nuk mban vetëm banorët e vet por edhe një ngarkese ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, dhe sjell me vete sfida të reja, te komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor në territoret ku përqendrimet e vizitave janë më të madhe.

Një nga gjerat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë ve vet, në formën e daljes përtej tyre dhe zaptimi të territor ashtu edhe të ndërtimeve pa leje, në territore ku vëmendje është më e vogël, apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe struktura e atje i ka sytë gjysmë të hapu dhe gjysmë të mbyllur”, tha Rama

edi rama

Sondazh

Poll