Politike

"Arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje do përballen me pasoja penale", Rama: Nuk do të ketë ujë dhe drita për ato që nuk disponojnë leje

Ai tha se këto arkitektë nuk mund ta gëzojnë licencën dhe do të përballen me pasoja penale.

11 Korrik 2025, 10:26 Nga r.ll
"Arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa
edi rama

DURRëS- Kryeministri Edi Rama ka pasur një paralajmërim në takimin e sotëm më kryetarët e bashkive në Durrës, për arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje. 

Ai tha se këto arkitektë nuk mund ta gëzojnë licencën dhe do të përballen me pasoja penale. Gjithashtu deklaroi se nuk do të ketë ujë dhe drita për ato ndërtime që disponojnë lejen e posaçme për ndërtim.

"Arkitektët që bashkëpunojnë për ndërtimet pa leje, nuk mund ta gëzojnë licencën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale. Leje përdorimi të shfrytëzimit të godinave pa firmën e arkitektit nuk do të jepen. Nuk do të ketë pasjisje me ujë dhe drita për ato ndërtime pa leje.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll