Politike

Rama mbledh kryetarët e bashkive më 9 korrik, në fokus diskutimet mbi problematikat e pushtetit vendor dhe sezonit turistik

Sipas raportimeve, takimi do të mbahet në datë 9 në një prej qyteteve bregdetare.

7 Korrik 2025, 10:31 Nga M.B
Rama mbledh kryetarët e bashkive më 9 korrik, në fokus diskutimet
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryetarët e bashkive në 9 korrik për të diksutuar rreth problematikave të pushtetit vendor duke u fokusuar veçanërisht te menaxhimi i sezonit turistik. Sipas raportimeve, takimi do të mbahet në datë 9 në një prej qyteteve bregdetare. 

Rama ka mbërritur sërish sot për takime në Bashkinë e Vlorës për të inspektuar në terren nëse porositë e tij për lirimin e hapësirave publike janë vënë zbatim. Disa ditë më parë Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës teksa u tha se vendimi i tij lidhej me problematikat e qytetit bregdetar. Ndërkohë pas kësaj në Vlorë u zhvillua puna për pastrimin e qytetit dhe lirimin e hapësirave publike të lëna porosi nga kryeministri edhe publikisht.

Gjithashtu sipas raportimeve, gjatë vizitave dhe takimeve në Vlorë, Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

edi rama

Sondazh

Poll