Politike

Masakra mjedisore në Elbasan dhe Vlorë/ Berisha: Edhe ky krim i rëndë është amnistuar nga Dumani

Gjatë fjalës së tij nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë, Berisha u shpreh lidhur me situatën e krijuar nga zjarri, se kjo situatë ka efekte kancerogjene.

7 Korrik 2025, 10:22 Nga I.A
Masakra mjedisore në Elbasan dhe Vlorë/ Berisha: Edhe ky krim i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur në lidhje me krimin mjedisor që po ndodh në Elbasan dhe në Vlorë, ku i është vënë flaka mbetjeve urbane. Gjatë fjalës së tij nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë, Berisha u shpreh lidhur me situatën e krijuar nga zjarri, se kjo situatë ka efekte kancerogjene. Sipas Berishës, kjo masakër mjedisore është amnistuar nga Altin Dumani.

"Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda. Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit. Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll