Politike

Pas takimit në Bashki, Rama kryen inspektime në lagjet e Vlorës, porosia: Hiqni tavolinat dhe karriget

Rama ka kërkuar lirimin e hapësirave publike, duke dhënë porosi për heqjen e tavolinave dhe karriget.

7 Korrik 2025, 10:08 Nga M.B
Pas takimit në Bashki, Rama kryen inspektime në lagjet e Vlorës,
Edi Rama

VLORA- Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen historike "Muradie". Rama ka kërkuar lirimin e hapësirave publike, duke dhënë porosi për heqjen e tavolinave dhe karriget. Gjatë inspektimeve, një e moshuar ka kërkuar që të takojë vetë kryeministrin. Ajo u pa teksa përpiqej të shkojë pas Ramës derisa arriti të bisedonte me të.

Disa ditë më parë Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës teksa u tha se vendimi i tij lidhej me problematikat e qytetit bregdetar. Ndërkohë pas kësaj në Vlorë u zhvillua puna për pastrimin e qytetit dhe lirimin e hapësirave publike të lëna porosi nga kryeministri edhe publikisht.

Gjithashtu sipas raportimeve, gjatë vizitave dhe takimeve në Vlorë, Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

edi rama

Sondazh

Poll