Politike

Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha paraqitet në SPAK

Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. 

7 Korrik 2025, 10:09 Nga M.B
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. 

Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” 



sali berisha

Sondazh

Poll