Politike

Mbyllja e procesit të rinumërimt, KAS mblidhet sot për të vendosur për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Rezultatet përfundimtare për 8 qarqet e tjera janë certifikuar.

7 Korrik 2025, 08:30 Nga M.B
Mbyllja e procesit të rinumërimt, KAS mblidhet sot për të
Foto ilustruese

TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pritet të vendosë sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan pas rinumërimit të votave. KAS do të mblidhet paraditen e sotme në orën 11:00.

Partia Demokratike-ASHM ankimoi rezultatet e zgjedhjeve në qarqe duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve, por në 8 prej qarqeve, kërkesa u rrëzua. Javën e kaluar u mbyll rinumërimi i kutive të Durrësit, 85 prej të cilave ishin të diasporës, ku nuk u prodhua asnjë ndryshim në rezultat.

Nga procesi i rinumërimit në Tiranë u gjetën gabime të konsiderueshme ndërsa në Fier, ky proces i dha mandat me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos. Kjo e fundit e refuzoi, duke ia lënë Zegjine Çaushit, e cila kishte fituar në raundin e parë.

kqz

Sondazh

Poll