Politike

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani është delinkuenti numër 2 pas Ramaduros

Sipas Berishës, Dumani është delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. 

7 Korrik 2025, 10:20 Nga I.A
Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën ndaj tij, detyrim paraqitje. Në dalje të SPAK, Berisha bëri publike mesazhin që la në policinë gjyqësore. Sipas Berishës, Dumani është delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. 

"Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon: Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. Kjo, u la në këtë prokurori," tha Berisha.

Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani është

sali berisha

Sondazh

Poll