Politike

"Një shteg i ri drejt bukurive të qytetit të gurit!" Rama: Përfundojnë punimet në zonën e “7 Krojeve” në Gjirokastër

Ai shkruan se tashmë hapet një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik.

7 Korrik 2025, 08:23 Nga M.B
"Një shteg i ri drejt bukurive të qytetit të gurit!"
Pjesë nga videoja

GJIROKASTRA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë përfunduar punimet në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e “7 Krojeve” në Gjirokastër. Ai shkruan se tashmë hapet një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik.

“Mirëmëngjesi dhe nga Gjirokastra, ku kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”, duke hapur një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik, ju uroj javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

edi rama

Sondazh

Poll