Politike

Aksionet për zbatimin e "porosive", punonjësit e Bashkisë Vlorë në terren për pastrimin e qytetit, Rama pritet të vizitojë sot qytetin bregdetar

Bëhet me dije se në Vlorë u zhvillua puna për pastrimin e qytetit dhe lirimin e hapësirave publike të lëna porosi nga kryeministri.

7 Korrik 2025, 09:10 Nga M.B
Aksionet për zbatimin e "porosive", punonjësit e
Edi Rama

VLORA- Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë sot Vlorën, ndërsa në qytetin bregdetar janë gati që dje "përgatitjet" për pritjen e tij. Bëhet me dije se në Vlorë u zhvillua puna për pastrimin e qytetit dhe lirimin e hapësirave publike të lëna porosi nga kryeministri.

Gjithashtu dje kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka zbritur në terren bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu për për të zbatuar porositë e Ramës. Aksioni i tyre u përqendrua në Pyllin e Sodës, ku u zhvillua pastrimi i zonës.

Dredha paralajmëroi nga atje masa të rrepta ndaj çdo individi apo subjekti që zapton hapësirat publike. Ai theksoi se për punonjësit e bashkisë nuk ka pushim, në mënyrë që të ketë një sezon turistik cilësor.

Gjatë vizitave dhe takimeve në Vlorë, Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë. 

edi rama vlora

Sondazh

Poll