Politike

Rama: Koha për të çliruar trotuaret në Lungomare, janë të njerëzve dhe jo të barrikadave

Rama shprehet se nuk asnjë problem me qytete si Parisi, Londra apo Neë York-u që sipas tij kanë karrige dhe ofrojnë shërbime në një pjesë të trotuarit, por u lënë hapësirë edhe njerëzve të kalojnë.

6 Korrik 2025, 19:56 Nga r.ll
Rama: Koha për të çliruar trotuaret në Lungomare,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me thirrjet për pronaret e bizneseve që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara. Përmes një postimi në "X", Rama shprehet se nuk asnjë problem me qytete si Parisi, Londra apo Neë York-u që sipas tij kanë karrige dhe ofrojnë shërbime në një pjesë të trotuarit, por u lënë hapësirë edhe njerëzve të kalojnë.

Ndryshe sipas kryeministrit ndodh në Lungomare, ku shton se ka ardhur koha për çliruar trotuar sepse janë të njerëzve dhe jo të barrikadave.

Ai thekson se Lungomare duhet të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh, ashtu siç është modeli i vijës ujore. Më tej shton se pronarët dhe menaxherët duhet të heqin vetë ato që Rama i cilëson, barrikada në trotuar për njerëzit.

POSTIMI I PLOTË:

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo Neë York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike.

Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh.

Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi.

Rama: Koha për të çliruar trotuaret në Lungomare,

Një ditë më parë bëri sërish thirrje në rrjtetet sociale për lirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese të ndryshme. Ai u vendosi ultimatum bizneseve të bar-kafeneve të Vlorës që lirojnë hapësirat publike. Rama gjithashtu theksoi se bizneset kanë 48 orë kohë që të lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike për qytetarët.

edi rama lungomare

Sondazh

Poll