Politike

"Përdorimi i kartës nuk është mëkat, Shatku është kushëriri im", Kryemadhi: Blushi ka zëvendësuar vizitat e fëmijëve me Metën, mos do takat dhe fustanin tim?

Ajo komentoi pjesë nga raporti dymujor i SPAK që thotë se ka shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku.

3 Korrik 2025, 12:48 Nga r.ll
"Përdorimi i kartës nuk është mëkat, Shatku
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë ditën e sotme për mediat jashtë Kuvendit. Ajo komentoi pjesë nga raporti dymujor i SPAK që thotë se ka shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku.

Kryemadhi u shpreh se përdorimi i kartë nuk është mëkat, përkundrazi sipas saj është transparencë. Më tej ajo ka ironizuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushin, për të cilin tha se po ia  largon Ilir Metës të gjithë njerëzit nga parta. Sipas saj Blushi ka zëvendësuar vizitat e fëmijëve në burg me Metën.

“Nuk i përgjigjem z. Meta, ju përgjigjem atyre që e izolojnë dhe manipulojnë Metën. Përdorimi i kartës nuk është mëkat, është transparencë. Marrëdhënia ime me kushëririn tim Adrian Shatkun është familjare. Njerëzit që informojnë Metën kanë një qëllim. Unë mendoj se arrestimi i tij është politik, urdhër i Yuri Kim dhe Aleksandër Soros.

SHBA paguan shumë para për reformën në drejtësi, nuk kanë paguar që prokurorët të bëjnë afera për grupe të caktuara. Ata që lexojnë fleterrufetë e SPAK-ut nga zyrat e Partisë së Lirisë, ju them çdo fjalë e shkruar qoftë në akuzë apo pretendimet e SPAK-ut, është manipulim. Ju gazetarët thoni që Ilir Meta ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn, ka qenë Monika Kryemadhi që tha që nuk është kështu.

Tedi Blushi mori ça kishte për të marrë, ia largoi gjithë njerëzit nga Partia Ilir Metës. E gënjeu, i tha na kanë hequr vjehrrin nga puna. Çfarë do më shumë Tedi Blushi? Deputet u bë. Vizitat e fëmijëve i ka zëvendësuar Tedi Blushi, mos do takat dhe fustanin tim?", tha Kryemadhi.

monika kryemadhi tedi blushi

Sondazh

Poll