Politike

Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet të zhvillojë takim me stafin e institucionit dhe deputetët e qarkut

Diskutimet kryesorë do të jenë mbi problematikat e qytetit dhe sfidat e qeverisjes vendore.

3 Korrik 2025, 10:59 Nga r.ll
Rama mbërrin në bashkinë e Vlorës, pritet të
rama ne vlore

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më herët në bashkinë e Vlorës. Me bllok në dorë, Rama shihet i shoqëruar nga ministri Arbjan Mazniku dhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. 

Sipas raportimeve, kreu i qeverisë do të zhvillojë takim më stafin e bashkisë dhe deputetët e ish-deputetët e këtij qarku. Diskutimet kryesorë do të jenë mbi problematikat e qytetit dhe sfidat e qeverisjes vendore.

Vlora është përballur disa herë me problematika që prej nisjes së sezonit, ku më kritikja ishte zjarri që ka përfshirë disa herë fushën e mbetjeve në qytet. 

Ndërkohë, pak ditë më parë në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, kamerat fiksuan një bisedë të tensionuar mes kreut të qeverisë dhe kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha. 

 

rama ne bashkine e vlores

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2025, 10:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë...