Politike

"Mos ia qani hallin opozitës", Tabaku-Gogut: Procesi për integrimin nuk është bllokuar prej nesh por prej jush

abaku tha se Gogu nuk duhet të shqetësohet për opozitën, por për zgjedhjet e manipuluara që dalin në raportet e lexouara në Parlamentin Europian.

3 Korrik 2025, 11:18 Nga r.ll
"Mos ia qani hallin opozitës", Tabaku-Gogut: Procesi për
tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori fjalën pasi Toni Gogu foli nga foltorja e Kuvendit. Tabaku tha se Gogu nuk duhet të shqetësohet për opozitën, por për zgjedhjet e manipuluara që dalin në raportet e lexouara në Parlamentin Europian. Ajo u shpreh më tej se procesi për integrimin europian të vendit është bllokuar nga mazhoranca dhe jo nga opozita.


 

"Mos ia qani hallin farë opozitës zoti Gogu, mos u shqetëso aspak për opozitën. Ti duhet të shqetësohesh për baltën ndaj Shqipërisë, për zgjedhjet e manipuluara në raportet që lexohen atje në Parlamentin Evropian, shqetësohu për korrupsionin dhe këtu citoj raportin që do lexohet më 9 korrik. Shqetësohu për baltën që ka hedhur mazhoranca dhe jo opozita.

Nuk është bllokuar ky proces prej nesh për integrimin, por është bllokuar për ju. Duhet të shqetësoheni për mungesën e standardeve, sepse nuk janë plotësuar, për këto duhet të shqetësoheni ju dhe jo për hallet e opozitës. Opozita i zgjidh vetë hallet e saj.", tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2025, 10:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë...