Politike

Projektligji për ndërhyrjet e huaja/ Erion Braçe: Përgjigja ndaj kërcënimeve duhet të jetë efektive

Ndërkohë që më tej Braçe ka theksuar se Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj ndërhyrjeve të huaja keqdashëse. 

3 Korrik 2025, 11:54 Nga I.A
Projektligji për ndërhyrjet e huaja/ Erion
Erion Brace

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka folur ditën e sotme në lidhje me projektligjin për ndërhyrjet e huaja në vend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe thekson se përgjigja ndaj kërcënimeve të huaja duhet të jetë më efektive. Ndërkohë që më tej, Braçe ka theksuar se Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj ndërhyrjeve të huaja keqdashëse. 

"Ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe sfidat ndaj demokracive moderne, dezinformomi dhe manipulimi i perceptimit publik, depërtimi i interesave të huaja në proceset zgjedhore apo sektorë kritikë të ekonomisë kombëtare janë kthyer në mjete efektive të ndikimit politik dhe strategjik, shpesh pa kaluar përmes formave të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak. Shqipëria si në vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe vend anëtar i NATO-s, nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes.

Përkundrazi pozicioni ynë gjeopolitik, tranzicioni i gjatë institucional dhe mbi të gjitha linjizmi i qëndrimeve të kuvendit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi në vendimet e BE dhe të NATO-s, na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë prezentë dhe të shtohen. Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika dhe nevojën adekuate për ti adresuar ato Kuvendi i Shqipërisë vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm me një mandat të qartë, koordinoi dhe mbikëqyri veprimet institucionale," tha Braçe.

erion brace seance plenare 3 korrik 2025

Sondazh

Poll