Politike

Projektligji për ndërhyrjet e huaja, Zhupa: Strategjia juaj synon që të kontrollojë më tepër mediat, shteti nuk mund të financojë gazetarinë investigative

Zhupa tha se strategjia e Komisionit të Dezinformimit u krijua për të kontrolluar më tepër mediat, ndërsa strategjia e BE ka për qëllim transparencën.

3 Korrik 2025, 12:36 Nga r.ll

Projektligji për ndërhyrjet e huaja, Zhupa: Strategjia juaj synon

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shprehur qëndrimin e saj kundër Komisionit të Posaçëm për Dezinfomimin, ku tha se u përjashtu edhe Komisioni i Medias sepse drejtohet nga opozita. 

Zhupa tha se strategjia e Komisionit të Dezinformimit u krijua për të kontrolluar më tepër mediat, ndërsa strategjia e BE ka për qëllim transparencën. Ajo u shpreh se shteti nuk mund të financojë gazetarinën investigative, ndërsa theksoi se kjo cënon fjalën e lirë.

"Komisioni i Medias është injoruar gjatë gjithë kohës, sepse drejtohet nga opozita dhe nuk kontrollohet dot nga ju. Komisioni u ngrit për të kontrolluar mediet. Keni strategji të njëanshme. Strategjia juaj synon që të kontrolloni më tepër median. Strategjia e BE ka për qëllim transparencën. Qeveria shqiptare do zgjedhë se kujt do i japë fonde për start-up-e dhe këto start-upe do kontrollojnë mediat. Ju thoni që shteti do të mbështesë gazetarinë investigative. Gazetari investigative të financuar nga shteti nuk mund të bëhet. Kritikat ndaj institucioneve ju i konsideroni baltë ndaj qeverisë. Objektivi juaj është të cenoni fjalën e lirë.", tha Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll