Politike

Qani Xhafa në Kuvend: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova

Deputeti tha se fusha e mbetjeve duhet të bllokohet dhe duhet gjetur një vendgrumbullim tjetër për mbeturinat. 

3 Korrik 2025, 10:44 Nga r.ll
Qani Xhafa në Kuvend: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez
qani xhafa

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa ka marrë fjalën në nisje të seancës plenare, ku foli lidhur me zjarrin në landfillin e Elbasanit. Xhafa tha se zjarri është vënë qëllimisht aty për të zhdukur provat, sepse një ditë më parë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit.

Deputeti tha se fusha e mbetjeve duhet të bllokohet dhe duhet gjetur një vendgrumbullim tjetër për mbeturinat. Më tej, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se bëri "teatër" dje në Cërrik, në vend që të kërkonte falje qytetarëve të Elbasanit. 

“I është vënë zjarri fushës së mbetjeve pranë landifillit, një ditë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit, për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Është i qëllimshëm. E kam paralajmëruar më herët që në Elbasan do kemi katastrofë të rëndë mjedisore. Tetari që bëri dje kryeministri, të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit për ata katastrofë që ka krijuar. Ajo fushë të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, tha Xhafa.

qani xhafa

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2025, 10:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë...