Politike

"E ardhmja e vendit është në BE", Gogu: Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit t'i hedhë baltë Shqipërisë

Deputeti tha më tej se politika e jashtme e Shqipërisë është tërësisht i linjëzuar me atë të Bashkimit Europian.

3 Korrik 2025, 11:25 Nga r.ll
"E ardhmja e vendit është në BE", Gogu: Nuk mundet
toni gogu

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu mbajti fjalën e tij në Kuvend, teksa po diskutohej për raportin vjetor të Këshillit kombëtar të integrimit. Gogu u shpreh se Shqipëria do të bëhet pjesë e familjes europiane, që sipas tij i është mohuar prej kohësh. 

Deputeti tha më tej se politika e jashtme e Shqipërisë është tërësisht i linjëzuar me atë të Bashkimit Europian.

Ai citoi në Kuvend, komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Gogu më tëj ironizoi opozitën duke thënë se po hedhin baltë Shqipërisë duke e etiketuar si "narkoshtet" 

"Urtësia na tregon që shpresa është si puna e atij yllit që nuk shihet në diell. Duhet të vijë nata që të shndërrisë dhe të të orientojë. Shpresa europiane, ka qenë ylli që ka shoqëruar të gjithë shqiptarët në këtë dekada edhe kur qielli i pol është nxirë por edhe kur fatkeqësitë i kanë rënë këtij kombi, pikërisht sepse bën shqiptarët ia kanë dhënë Europës prej kohësh. Në fund të kësaj legjislature, ndërsa marrim në shqyrtim raportin vjetor të Këshillit kombëtar të integrimit, duhet të flasim siç duhet.

Atje ku Shqipëria ka mbërritur sot, po të kthejmë kokën mbrapa, jemi afër agimit të 2030, kur ky vend do bëhet pjesë  e familjes që i është mohuar prej shumë dekadash. Sot, integrimi europian është konsensusi më i madh kombëtar që ne kemi, kjo u vu re edhe në punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku kryetarja jonë megjithëse vetmitare në shumicën e mbledhjeve qëndroi me stoicitet në krye të atij Këshilli, duke drejtuar me dhjetëra takime. Janë hapur 5 grupkapituj dhe pritet i gjashti në vjeshtë, për të hapur tërësisht dialogun intensiv të shqiptarëve me Europën. Politika i jashtme e Shqipërisë është tërësisht e linjëzuar me politikën e BE. Shqipëria është aleati më strategjik, më i sigurt i BE në Ballkanin Perëndimor.

Ajo që tha para disa ditësh nga Kos, që e ardhmja e Shqipërisë është në BE, është realiteti i çdo shqiptari. E kuptoj sikletin e kryetares që duhet të marrë pjesë edhe në takime ku dyshimi i madh sa është larguar Shqipëria nga BE, është vetëm në kokën e një njeriu që e ka të lidhur me fatinë tij personal dhe duhet të marrë pjesë edhe në ato takime ku i madh i vogël thonë që Shqipëria ka bërë punë titanike në punën për integrimin. Këtë se kanë bërë vetëm anëtarët e këtij këshilli, por çdo fermer shqiptar që është përpjekur të ndërtojë standarde punës me të gjitha vështirësitë dhe sfidat.

U përpoqët të bënit me baltë Shqipërinë si narko shtet, ndërkohë fermerëve u bie bretku nga mëngjesi në darkë të ushqejnë këtë vend, e njëjta gjë me mësuesit, zjarrfikësit. Patjetër që nxihet Toni Gogu kur dëgjon baltën që i hidhet Shqipërisë. Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit shqiptar, të dalë dhe të mbrojë korrupsionin duke i hedhur baltë Shqipërisë. Të nderuar kolegë, raportet e fundit të BE e shohin Shqipërinë si udhëheqëse në rajon, jo vetëm europianët, por edhe qytetarët shqiptarë. Ndaj kur diskutojmë punën e këshillit kombëtar të integrimit të jemi në lartësinë e detyrës. Besimi i BE te Shqipëria është absolut. Ne nuk trembemi nga kritikat, ato kritika janë tinguj që ne na bëjnë ti përvishemi më shumë punës, ndaj e shihni shumicën qeverisëse në bazë me qytetarët, me njerëzit, për të diskutuar si BE do shkojë në fshat, në tregun financiar, bankar, komercial.", tha Gogu.

toni gogu seance plenare 3 korrik 2025

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2025, 10:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë...