Politike

FOTO/ Arianit Koci proteston në mënyrë të pazakontë, çon katër gomerë para Kuvendit të Kosovës: I kemi marrë për të treguar se kush po na udhëheq!

Avokati ka çuar para Kuvendit 4 gomerë. Ai theksoi se i ka marrë me simbolike për të treguar se kush po i udhëheq.

3 Korrik 2025, 11:05 Nga N.F
FOTO/ Arianit Koci proteston në mënyrë të pazakontë,
Avokati

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë tentativën e 41-të me radhë për konstituim. Para fillimit të kësaj seance, avokati Arianit Koci ka protestuar sërish. Koci kësaj radhe ka vendosur që protestën e tij ta bëjë në një mënyrë të re dhe të veçantë. Avokati ka çuar para Kuvendit 4 gomerë. Ai theksoi se i ka marrë me simbolike për të treguar se kush po i udhëheq.

"Të njëjtit po mendojnë që na jemi gomar. Protesta është e qetë. Po i kërkoj falje këtyre gomarëve që kanë marrë rrugë nga Istogu deri këtu”, tha Koci.

Koci u shpreh se për situatën poliktike në vend fajtorë është kryeminsitri Albin Kurti. Ai gjithashtu pati pakënaësi edhe për partitë e tjera.

“Nuk po du me qenë faktor që i thellon ndasitë, por dua të jem faktor i unitetit. Kam vërejtje të madhe edhe për PDK, LDK, AAK e Nisma, sepse po sillen sikur me qenë qyqana”, tha Koci.

Ai tha se nuk po e kupton policinë që po shqetësohen nga katër gomarë e nuk po shqetësohen nga gomarët brenda.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2025, 10:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë...