Politike

"Opozita duhet të reagojë"/ Sula në Kuvend: Institucionet e pavarura duhet të raportonin në qershor

Gjatë fjalës në Kuvend, Sula ka theksuar se në Kuvend, institucionet e pavarura duhej të kishin raportuar që në muajin e kaluar.

3 Korrik 2025, 10:41 Nga I.A
"Opozita duhet të reagojë"/ Sula në Kuvend:
Dash Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se kuvendi po shkel ligjin. Gjatë fjalës në Kuvend, Sula ka theksuar se në Kuvend, institucionet e pavarura duhej të kishin raportuar që në muajin e kaluar. Më tej, Sula ka deklaruar se opozita nëse nuk bën teatër, duhet të reagojë dhe të bëjë kallëzim penal. 

"Në parlament, duhet të raportonin institucionet. Opozita të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare, sepse kanë shkelur ligjin, duke kryer veprën “shpërdorim detyre”. Institucionet duhet të raportonin deri në qershor dhe tani jemi në korrik. Opozita, nëse nuk bën teatër, duhet të reagojë dhe të bëjë kallëzim penal për kryetarët e komisioneve parlamentare," tha Sula. 

dash sula seance plenare 3 korrik 2025

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2025, 10:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

Kuvendi TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë...