Politike

“Mësuesit urdhërohen të bëjnë propagandë për Ramën”/ Kreshnik Çollaku publikon sms: Sjellje si në Korenë e Veriu

25 Janar 2020, 14:24 Nga DOSJA
“Mësuesit urdhërohen të bëjnë propagandë

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka publikuar një mesazh, ku sipas tij Zyra Vendore Arsimore Tiranë, u ka dërguar një urdhër mësuesve të shkollave që të shpërndajnë një njoftim të kryeministrit Edi Rama në rrjetin social ‘Facebook’.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Çollaku shprehet se kjo është një propagandë e neveritshme, ndërsa sipas tij dhunon në mënyrë flagrante shtresën më të shquar të shoqërisë, mësuesit. Ndër të tjera, ai thekson se sjellje te tilla janë te denja vetëm për Koren e Veriut. Pak më herët kreu i qeverisë vizitoi një shkollë në Surrel, e cila sapo ishte rikontruktuar, e ku u prit me këngë e hare.

REAGIMI I PLOTË I KRESHNIK ÇOLLAKUT:

Mesuesit urdherohen te bejne propogande per Kryeministrin…Sot permes Drejtorit te ZVAT (zyra vendore arsimore tirane), jane urdheruar te gjithe Drejtoret e Shkollave ne Tirane,te detyrojne te gjithe mesuesit e Tiranes te shperndajne ne rrjete sociale aktivitetin e dites se Kryeministrit. Kjo propogande e neveritshme qe qelb ere nga epoka e Lenka Cukos eshte prove e degradimit te plote te sistemit arsimor,dhunimi flagrant i shtreses me te vyer te shoqerise mesusit,eshte nje prove se ne Shqiperi eshte instaluar Rregjimi.
Sjellje te tilla jane te denja vetem per Kore te Veriut.
#NEVERI.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kreshnik çollaku rama ne shkollen ne surrel edi rama kreshnik çollaku rama ne shkollen ne surrel

Sondazh

Poll