Politike

“Jemi katund me kërkesa të mëdha”/ Rama batuta me fëmijët e shkollës në Surrel: Ai ka veshur kostum… (VD)

25 Janar 2020, 12:00 Nga DOSJA
“Jemi katund me kërkesa të mëdha”/ Rama batuta me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe këtë të shtunë, ku i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar rikonstruksionin e një shkollë 9-vjeçare në Surrel. Duke përshkuar ambientet e brendshme të kësaj shkolle, kreu i qeverisë përshëndeti fëmijët e vegjël, të cilët mësojnë në këtë shkollë. Por gjatë kësaj vizite nuk munguan as batutat. Rama iu drejtua një djali të vogël, duke i thënë se: “Jemi katund me kërkesa të mëdha, ai është me kostum”, pasi i vogli kishte veshur kostum.

“Një e shtunë ndryshe në oborrin e shkollës së katunit tonë dhe mjediset e saj të transformuara rrënjësisht, duke krijuar kushte optimale për nxënësit e mësuesit me investimin e parë serioz për këtë shkollë qysh nga viti 1969. Krenar për këta nxënës e mësues, që me rezultatet e tyre e rendisin shkollën e Surrelit në vendin e 12 në kryeqytet Dhe shumë #RESPEKT për prindërit punëtorë gjyshërit e tyre të mrekullueshëm të nxënësve që rrisin fëmijë kaq shembullorë?Sfida e komunitetit tonë është ta ngjisim shkollën në 10-shen e pare”, shkruan Rama në Facebook.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne shkollen ne surrel edi rama rama ne shkollen ne surrel

Sondazh

Poll