Politike

Me klarinetë në sfond/ Rama inaguron shkollën në Surrel, elozhe për Veliajn: E bërë me shumë përkushtim e cilësi, si k

25 Janar 2020, 12:43 Nga DOSJA
Me klarinetë në sfond/ Rama inaguron shkollën në Surrel,

Tiranë– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë inaguruar rikonstruktimin e shkollës në Surrel. Rama në këtë shkollë u prit me një ceremoni, ku nuk mungoi as klarineta dhe ahengu.

Gjatë fjalës së tij ai nuk i ndali vlerësimet për punën e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Rama tha se në këtë shkollë gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi si kudo ku Veliaj vë dorë.

“Më vjen shumë mirë që sot ka përfunduar ky projekt sepse shkolla ka qenë vërtet në një gjendje të keqe. Drejtori po më thoshte se nuk është investuar që nga viti 1969. E rëndësishme është që gjithçka është bërë me shumë përkushtim dhe cilësi, si kudo ku vë dorë Lali Eri, dhe përpiqet që jo vetëm për t’u krijojë kushte optimale atyre që vijnë në shkollë, por edhe për t’u dhënë shpresë dhe optimizëm atyre që presin që t’ju vijë radha, sepse gjërat bëhen me radhë dhe përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë”, theksoi Rama.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj inagurohet shkolla në surrel edi rama erion veliaj inagurohet shkolla në surrel

Sondazh

Poll