Aktualitet

‘Karremi’ që dorëzoi Noel Dishën, babai negocioi me të birin, takimi që e solli vetë me këmbët e tij në polici

23 Janar 2020, 15:48 Nga DOSJA
‘Karremi’ që dorëzoi Noel Dishën, babai negocioi me

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me mënyrën se si është dorëzuar në polici Noel Dishi, ekzekutori i mikut të tij të ngushtë, Vilson Tafçiut. Burime të brendshme nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Dosja.al se Dishi ka arritur të bjerë në prangat e policisë nëpërmjet babait të tij.

Si ndodhi i gjithë dorëzimi?

Gjithçka nisi në orët e vona të 20 janarit, kur efektivët zbarkuan në shtëpinë ku rezultonte banor familja e Dishit.  Por, asnjë prej tyre nuk u gjet aty, pasi pas dëmeve nga tërmeti banesa e tyre ishte dëmtuar dhe familja e autorit të krimit të rëndë ishte shpërngulur.

Pas këtyre informacioneve, grupi i policisë ka mundur të gjejë babain pas një sërë kontrollesh. Ai është marrë një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë dhe ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të gjetur të birin, i cili akuzohet për vrasje. Babai i Dishit, me anë të negociatave, ka bërë që djali i tij të pranojë të dorëzohet në Polici për t’ju nënshtruar hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, por edhe për të provuar nëse është vërtet ai autori i vrasjes.

Më pas, sipas njoftimit zyrtar, Dishi është vetëdorëzuar në polici dhe po kryhen procedurat e mëtejshme.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. Dy të rinjtë dyshohet se kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në Francë, nëtë cilat rezutonin të përfshirë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet vilson tafciu noel dishi vilson tafciu ekzekutohet vilson tafciu noel dishi vilson tafciu

Sondazh

Poll