Aktualitet

Vrasja e Tafçiut, vetëdorëzohet Noel Dishi pas negociatave me të atin, historia e viktimës me gruan e martuar (SKEMA+PISTAT

23 Janar 2020, 15:35 Nga DOSJA
Vrasja e Tafçiut, vetëdorëzohet Noel Dishi pas negociatave me

TIRANË- Noel Dishi, që ishte në kërkim prejt tre ditësh për vrasjen e Vilson Tafçut, është dorrëzuar në Polici. Policia prej tre ditësh kishte zhvilluar aksione për kapjen e tij dhe ishte në negociata me familjarët, gjë që solli dhe vetëdorëzimin e Dishit.

Dosja.al mëson se Policia prej mbrëmjes së 20 janarit, kishte nisur kërkimet, ku ra në gjurmët e babait të të kërkuarit. I ati i Noelit, pranoi të bashkëpunonte me efektivët e policisë, duke bërë që djali i tij të pranojë të dorëzohet në Polici për t’ju nënshtruar hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, por edhe për të provuar nëse është vërtet ai autori i vrasjes.

Nga ana tjetër mësohet se Dishi, përdorte tre identitete, me të cilat mundohej që t’i fshihej Policisë. Dosja.al mëson se ai përveç identitetit, Noel Dishi, njihej dhe si Miklovan Prifi dhe Noel Kolaveri.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, mbrëmjen e të hënës në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. Dy të rinjtë dyshohet se kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në Francë, nëtë cilat rezutonin të përfshirë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorezohet noel dishi noel dishi policia e tiranes vritet vilson tafciu dorezohet noel dishi noel dishi policia e tiranes vritet vilson tafciu

Sondazh

Poll