Sport

I shënoi Real Madrid, futbollisti kërkon punë si gazetar

23 Janar 2020, 13:53 Nga DOSJA
I shënoi Real Madrid, futbollisti kërkon punë si gazetar

Real Madrid u kualifikua në turin tjetër e Copa del Rey, madrilenët fituan ndaj Unionistas De Salamanca, ekip që militon në ligën e tretë.

Golin e vetëm për skuadrën modeste e shënoi Alvaro Romero, futbollist 147 centimetra i gjatë.

Ky i fundit ka bërë edhe një kërkesë të veçantë në fundin e ndeshjes, teksa merrej në intervistë.

“Lojtarët e Realit të Madridit janë sjellë si profesionistë të vërtetë. Unë jam një gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që dëshiron që të më punësojë, atëherë unë jam i disponueshëm”, ka thënë Romero duke kërkuar t’i marrë maksimumin atij goli të shënuar ndaj madrilenëve.

(e.ç.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport real madridi romero real madridi romero

Sondazh

Poll