Sport

VIDEO/ Te Luftëtari ndihen të vjedhur nga gjyqtari: Nuk e kuptojmë si arbitri e mori atë vendim skandaloz

22 Janar 2020, 15:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Te Luftëtari ndihen të vjedhur nga gjyqtari: Nuk e

KUKËS –Për Kukësin transferta e Luftëtarit ishte mundësia më e mirë për t’u shkëputur në krye të klasifikimit. Verilindorët bllokohen në 0-0, ku më shumë i shkoi për shtat gjirokastritëve në luftën për mbijetesë.

Vendasit krijuan më tepër volum loje, që në startin e pjesës së parë kulmi erdhi në minutën e 36 kur Luftëtari arriti të gjente rrugën e rrjetës me anë të Çelës. Një gol në pamje të parë i rregullt, megjithatë gjyqtarët e sfidës nuk menduan kështu. Fillimisht, anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa më pas kryesori Bastari akordoi faull në dëm të Obanor.

Vendime të pajustifikueshme, çka sollën protestën e vendasve, por arbitri përfundimisht e anuloi golin. Në këtë mënyrë u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë, fraksioni i dytë i lojës ishte me një ritëm tejet të lartë dhe të dyja skuadrat patën raste të arta për të kaluar në epërsi. Momenti më i mirë ishte për Et’hemin i cili goditi nga jashtë zone teksa sfera u ndal në tranversë.

Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0. Kukësi ndalet teksa mbetet në krye të Superiores, ndërsa nga ana tjetër gjirokastritët marrin një pikë shprese e morali, ndërsa zhvilluan një ndeshje për t’u duartrokitur.

(e.ç.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport skuadra e kukesit skuadra e kukesit

Sondazh

Poll