Sport

VIDEO/ Griezmann shmang turpin e Barçës dhe vret ëndrrën e Ibiza-s, katalanasit kualifikohen me vështirësi

22 Janar 2020, 20:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Griezmann shmang turpin e Barçës dhe vret ëndrrën e

SPANJË- Barcelona është kualifikuar me vuajtje në çerekfinalen e Kupës së Spanjës.Katalanasit përballë kishin një kundërshtar modest si Ibiza, por që në fushë ekipi i Kategorisë së Tretë ja bëri jetën të vështirë Barcelonës.

Me një formacion thuajse me lojtarë rezerve katalanasit i likujduan modestët e Ibizaz falë dopietës së Antuan Grizmanit. Skuadra e Kike Setien u shtang që në minutën e 9’kur Ibiza kaloi në avantazh me Caballe.

Goli i shënuar ndaj Barcelonës ngriti në këmbë tifozët vendas. Megjithatë, falë Grizmanit, Barcelona e siguroi kualifikimin në çerekfinale me dygolëshin e yllit francez. Kur dukej se takimi do të shkonte drejt 30 minutave shtesë, Grizman, në minutat 72’ dhe 93’ i vuri kapak çështjes së kualifikimit duke vrarë edhe ëndrrën e tifozëve të Ibizas.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antua grizman barcelona ibiza antua grizman barcelona ibiza

Sondazh

Poll