Sport

Tirana fiton mes polemikave, Dovedan shfryn ndaj gjykimit: Nuk e kuptoj si u shënua në minutën e 96. Është faull dhe pozici

22 Janar 2020, 19:45 Nga DOSJA
Tirana fiton mes polemikave, Dovedan shfryn ndaj gjykimit: Nuk e kuptoj si u

TIRANË- Tirana fiton në frymën e fundit dhe tani e sheh kreun vetëm një pikë larg. Në “Selman Stermasi” bardheblutë mundin 2-1 Bylisin në një ndeshje të kontestuar nga ana e ballshiotëve. Në përfundim të ndeshjes trajneri Veljko Dovedan do të shfrynte ndaj gjykimit.”

Goli i Ngo është pozicion jashtë loje i pastër në pasimin me kokë të Dokës. Trajneri thotë është faull dhe pozicion jashtë loje. Goli i parë? Shihni pamjet, nuk po flas. Penalltia? Neto”, deklaroi Dovedan”. Tirana gjeti avantazhin në minutën e 17’ me Cale, por ballshiotët barazuan me penalltinë e Hidit pas një prekje me dorë të Dokës në pjesën e dytë. Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutat e fundit pas kartonit të kuq të Mëllugjës.

Tirana ngulmoi dhe në fund shënoi një gol mes rrëmujës, ku Ngo fillimisht prek topin me dorë, ndërsa ishte edhe në pozicion jashtë loje, Por Jorgji nuk dëgjoi asnjë nga protestat e ballshiotëve dhe dekretoi golin e 2-1 që i dha tre pikë të arta Tiranës.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bylisi selman stermasi superliga shqiptare tirana bylisi selman stermasi superliga shqiptare tirana

Sondazh

Poll