Sport

Sormani me “dhimbje koke”, Partizani pa katër titullarë në ndeshjen ndaj Kukësit

22 Janar 2020, 13:21 Nga DOSJA
Sormani me “dhimbje koke”, Partizani pa katër titullarë

TIRANË– Sikur të mos mjaftonte mungesa e Boldor dhe Melos të pezulluar nga Disiplina, tani Adolfo Sormanit do i duhet të bëjë pa dy mesfushorët titullarë  në ndeshjen më të vështirë, atë ndaj Kukësit. Bruno Telushi dhe Rron Broja mungojnë për arsye kartonash.

Vlonjati ka plotësuar numrin 4 të tyre, ndërsa kosovari mori direkt të kuq në  ndeshjen ndaj Skënderbeut. Mungesa që bëjnë me dhimbje koke teknikun italian, pasi dy lojtarët janë fondamentalë në lojën e të kuqëve, duke krijuar një digë në repartin e mesfushës.

Tani italianit do t’i duhet të improvizojë sa i përket rreshtimit që pritet të hedhë ndaj Kukësit. Gjasat janë që Trashi të kthehet si në kohët e vjetra në mesfushë, ku mund të luajë përkrah Romeros dhe një nga të rinjtë, ku do të vendoset mes Feratit, Kotes, Dajçit dhe Kodrës.

Por mund të avancohet në të djathtë me Idrizajn ose Kërçikun.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bruno telushi partizani rron broja bruno telushi partizani rron broja

Sondazh

Poll