Sport

Sarrit i “priten krahët”, Juventus në emergjencë nga krahët e mbrojtjes

23 Janar 2020, 10:40 Nga DOSJA
Sarrit i “priten krahët”, Juventus në emergjencë nga

ITALI– Juventus pritet të ketë jo pak probleme në ndeshjen që bardhezinjtë do të zhvillojnë ndaj Napolit.

Prapavija vazhdon të humbasë pjesë të rëndësishme, Chiellini prej kohësh është harruar, ndërsa Demiral pothajse ka mbyllur sezonin, përveç këtyrë dy lojtarëve është rradha e anësorëve.

De Sciglio vazhdon të ketë probleme, ndërsa në duelin e Kupës së Italisë u dëmtua edhe Danilo. Braziliani në minutën e 41’ shfaqi probleme duke kërkuar menjëhrë zëvendësimin, nuk bëhet e ditur se sa pritet të mungojë mbrojtësi anësor.

Cuadrado dhe Alex Sandro janë dy lojtarë që janë pjesë e formacionit, por si kolumbiani ashtu edhe braziliani kanë shtrënguar dhëmbët si pasojë e problemeve fizike.

Prandaj, për sfidën ndaj Napolit, trajneri Sarri i duhet të improvizojë në repartin e mbrojtjes.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus napoli trajneri sarri juventus napoli trajneri sarri

Sondazh

Poll