Sport

Immobile nuk duron më dhe shpërthen kundër tifozëve të Romës: Qentë festojnë mbi kufomat e luanëve

22 Janar 2020, 20:07 Nga DOSJA
Immobile nuk duron më dhe shpërthen kundër tifozëve të

ITALI- Lazio u eleminua nga Kupa e Italisë, trofe të cilin lojtarët e skuadrës italiane e bënë të tyren vitin e shkuar. Golashënuesi më i mirë në Serie A, Ciro Immobile, ka qenë protagonist duke humbur atë penallti që do të rikthente baraspeshën.

Kjo erdhi si pasojë e problemeve të fushës, duke bërë që sulmuesi i Lazios të rrëshqasë gjatë ekzekutimit të 11 metërshit. Në atë rrëzim tifozët e Romës kanë dëshiruar dëmtimin e italianit, duke ditur që edhe derbi po afron.

Por Immobile ka vendosur që t’u përgjigjet këtyre të fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Mbi kufomat e luanëve qentë festojnë duke besuar se kanë fituar. Por luanët mbeten luanë dhe qentë mbeten qenë”.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ciro immobile lacio roma seria a ciro immobile lacio roma seria a

Sondazh

Poll