Sport

Policia mësyn në klubin e shqiptarëve, presidenti i klubit dhe djemtë e tij në telashe!

23 Janar 2020, 12:24 Nga DOSJA
Policia mësyn në klubin e shqiptarëve, presidenti i klubit dhe

TIRANË– Problemet nuk kanë të përfunduar për skuadrën e Malagës aty ku aktivizohen dy shqiptarët Keidi Bare dhe Armando Sadiku. Pas shumë problemeve financiare që skuadra ka pasur kohët e fundit tashmë i duhet të merret edhe me organet e Policisë.

Në mëngjesin e së mërkurës në ambientet e selisë së klubit me urdhër të gjykatës Policia ha hyrë për të mbledhur dokumentet dhe provat e nevojshme për dretjimin e klubit nga presidenti Al Thani dhe djemtë e tij, një skandal me karakter ekonomik, kështu e kanë cilësuar mediat në Spanjë.

Prania e policisë ka të bëjë me procedurat që janë hapur pas ankesës së paraqitur nga Shoqata e Aksionerëve të vegjël (APA), e formuar nga rreth 600 persona.

Aksionarët ngritën një ankesë vjeshtën e kaluar kundër bordit të drejtorëve – Al Thani dhe tre fëmijëve të tij – pretendimet janë për administrim të padrejtë shpërdorim detyre dhe se burimet e klubit janë përdorur për përfitime vetjake.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando sadiku keidi bare la rosaleda stadium presidenti al thani spanje armando sadiku keidi bare la rosaleda stadium presidenti al thani spanje

Sondazh

Poll