Sport

KUPA E ITALISË/ Ronaldo i pamëshirshëm, Juves i mjafton vetëm një pjesë për të mundur Romën dhe kaluar në gjysmëfinal

22 Janar 2020, 21:55 Nga DOSJA
KUPA E ITALISË/ Ronaldo i pamëshirshëm, Juves i mjafton

ITALI– Juventusi ka arritur të fitojë pastër ndaj Romës në shifrat 3-1 për Kupën e Italisë. Golat e Ronaldos, Bentakur dhe Bonuçi e mbyllën pjesën e parë në fitoren e pastër, duke mos lënë shumë diskutime sa i përket ekipit që do të triumfonte në këtë përballje.

Madje edhe golin e nderit për Romën e ka shënuar portieri i Juventusit, Bufon. Cengiz Under do të bënte një kalim të bukur për të goditur portën nga krahu e për të shkuar në qendër, ndërsa gjuajtja e kalibruar nga distanca u ndal në traversë.

Një supergol i mohuar nga fati, por topi do të kapte aksidentalisht në dorën e Bufonit dhe do të shkonte për në rrjetë, atje ku edhe ishte nisur. Për Cristiano Ronaldon ky ishte goli i 8-të rradhazi.

(E.Ç./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll