Sport

Derbi i Londrës nuk ka fitues, Bellerin u ndal festën djemve të Lampardit

21 Janar 2020, 22:21 Nga DOSJA
Derbi i Londrës nuk ka fitues, Bellerin u ndal festën djemve të

Ndeshja Chelsea-Arsenal sonte u mbyll në barazim 2-2. Skuadra blu ishte shumë pranë fitores, por në fund rezultoi e pafat ndaj rivalëve të kryeqytetit të Anglisë.

Problemi i Arsenalit është mbrojtja që fut ujë. Dyshja Mustafi-Luiz nuk funksionon dhe kjo u pa në takimin kundër djemve të Lampardit.

Këta të fundit qenë ata të cilët kaluan të parët në avantazh në derbi. Jorginho ktheu në gol penalltinë e shkaktuar nga Luiz (i ndëshkuar me të kuq).

Arsenali nuk u dorëzua. Edhe pse me 1 lojtar më pak, arriti të barazojë me talentin Martinelli. 18-vjeçari bëri një aksion solo fenomenal.

Chelsea reagoi shpejt me kapitenin Azpilicueta, i cili shënoi në 84′. Kur u duk se Chelsea ia arriti të mposhtte Arsenalin, në fund erdhi kundërpërgjigjja. Bellerin, kapiten i skuadrës mike, shënoi golin e barazimit 3 minuta më vonë.

Askush nuk e priste këtë qëndresë nga Arsenali. 1 pikë nuk vlen shumë për vazhdimësinë e kampionatit, aq sa për moralin e skuadrës.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arsenal chelsea premier league arsenal chelsea premier league

Sondazh

Poll