Sport

Thyen stolat në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, arrestohet një tifoz, një tjetër procedohet penalisht

22 Janar 2020, 12:25 Nga DOSJA
Thyen stolat në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, arrestohet një

KORÇË– Ditën e djeshme, u zhvillua ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, në Korçë, e cila përfundoi me rezultatin 3-2.

Një ndeshje që prodhoi tension në shkallët e tribunave, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë që me anë të një njoftimi bën me dije se ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht një tjetër, për shkak se kryen veprime të dhunshme duke thyer stolat gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.

Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport korce ndeshja mes skënderbeu-partizani korce ndeshja mes skënderbeu-partizani

Sondazh

Poll