Sport

Të fundit do të lahen me ujë të ftohtë! Presidenti i klubit bën një punë tjetër, ja kush është kundërshtari i Real M

22 Janar 2020, 12:48 Nga DOSJA
Të fundit do të lahen me ujë të ftohtë! Presidenti i

SPANJË– Real Madrid do të ketë një përballje interesante për “Copa del Rey” ndaj Unionistas de Salamanca, skuadër kjo që militon në Ligën e Tretë. Ekipi është krijuar në Castilla y Leon një komunitet autonom në veri-perëndim të Spanjës. Dita e sotme është një festë e madhe për qytetin e Salamankës, që pret kampionët e mëdhenj. Skuadra është krijuar në vitin 2013 dhe e dini çfare është interesante:

Emrin ia vendosën tifozët,stemën e zgjodhën tifozët, çmimet e biletave i vendosin tifozët,(Kush ka më shumë paguan për të mirën e ekipit).Ndeshjet organizohen nga vullnetarët. Ata pastrojnë stadiumin, vendosin reklamat, presin tifozët në hyrje.Presidenti është në një punë tjetër dhe ka marrë një javë leje për organizimin.Sfida e sotme është një përrallë futbolli, do të përballen lojtarë që luajnë për pasion me ata që marrin miliona.”Eh, duket që do të luajmë me Realin”, thoshin lojtarët gjatë javës kur shihnin gazetarët dhe kamerat në stërvitje. Kurrë me parë s’kishte ndodhur kjo.

Sot në orën 21:00 Unionistas-Real Madrid. Një ndeshje për historinë, për pasionin, për futbollin. Diçka të fundit, lojtarët e Real Madrid bëjnë mirë të lahen shpejt në përfundim të ndeshjes pasi uji i ngrohtë është i kufizuar!

(e.ç/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport real madrid real madrid

Sondazh

Poll