11 Maj 2025, 16:15
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në votime deri në këto momente, bazuar në raportimet nga qendrat e votimit në të gjithë vendin. Sic edhe shihet nga të dhënat e KQZ-së, Tirana kryeson si zakonisht me numrin më të lartë të votuesve, me 157.403 votues nga 423.942 të regjistruar në qendrat e raportuara, që përbën 37.17% të pjesëmarrjes.
Dibra mban përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes me 38.90%, ndjekur nga Kukësi me 37.42%. Vlora ka aktualisht përqindjen më të ulët me 23.91%, ndonëse me një numër të konsiderueshëm votuesish, 31.215 nga 130.528 të raportuar.
-Berat: Deri tani në qarkun e Beratit kanë votuar 19,608 qytetarë nga 61,642 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 31.81%.
-Dibër: Në Dibër janë paraqitur në votime 16,805 votues nga 43,200 të raportuar, me një pjesëmarrje të lartë prej 38.90%, një nga më të lartat në vend.
-Durrës: Në qarkun e Durrësit kanë votuar 60,376 persona nga 197,944 të regjistruar në qendrat e raportuara, duke arritur një pjesëmarrje prej 30.50%.
-Elbasan: Elbasani ka shënuar një pjesëmarrje prej 33.71%, me 44,043 votues nga 130,643 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.
-Fier: Në Fier kanë votuar 52,109 persona nga 154,198 në qendrat e raportuara, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.79%.
-Gjirokastër: Qarku i Gjirokastrës ka një pjesëmarrje prej 31.03%, me 15,719 votues nga 50,658 të regjistruar në qendrat e raportuara.
-Korçë: Në Korçë kanë votuar 50,867 qytetarë nga 155,902 të raportuar, me një pjesëmarrje prej 32.63%.
-Kukës: Kukësi ka një ndër përqindjet më të larta të pjesëmarrjes, 37.42%, me 10,940 votues nga 29,238 në qendrat e raportuara.
-Lezhë: Në Lezhë kanë votuar 15,461 persona nga 48,343 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 31.98%.
-Shkodër: Shkodra ka shënuar një pjesëmarrje prej 28.61%, me 30,579 votues nga 106,870 të regjistruar në qendrat që kanë raportuar.
– Tiranë: Tirana, si qarku më i madh, ka raportuar 157,403 votues nga 423,942 në qendrat e raportuara, me një pjesëmarrje prej 37.17%.
-Vlorë: Vlora ka aktualisht pjesëmarrjen më të ulët me 23.91%, ku kanë votuar 31,215 persona nga 130,528 të raportuar.
zgjedhjet parlamentare
Politike
11 Maj 2025, 16:10
M.L
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Teksa procesi zgjedhor vazhdon ende, shkeljet e Kodit Zgjedhor nuk kanë munguar. Një ndër më të hasurat ...
Politike
11 Maj 2025, 16:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Në incident ka ndodhur disa orë me parë në një qendër votimi në Vorë m...
Politike
11 Maj 2025, 15:56
N.F
Votimi
ELBASAN- Një vajzë e rë e paralizuar ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Elbasan. Komisione...
Politike
11 Maj 2025, 15:51
I.A
Florenc Çapja
TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja nuk është lejuar që të vot...
Politike
11 Maj 2025, 15:47
M.B
Erisa Xhixho
TIRANA- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu ...
Politike
11 Maj 2025, 15:45
N.F
E moshuara
TIRANË- Një 90-vjeçare ka hasur vështirësi gjatë procesit të votimit në njësinë num&eum...
Politike
11 Maj 2025, 15:33
M.B
Silda Çepe
TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë nj&eum...
Politike
11 Maj 2025, 15:27
N.F
Enton Gega
POGRADEC- Komisioneri i Partisë Socialiste në një qendër votimi në qytetin e Pogradecit, Enton Gega ka folur pas d...
Politike
11 Maj 2025, 15:27
M.B
Grafiku
SHQIPËRI- Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi ...
Politike
11 Maj 2025, 15:16
I.A
Edi Rama
GJERMANI- Në "Kuvendin e Shqipërisë", janë në dispozicion 140 vende. Dhe shanset që Edi Rama dhe Partia e tij Social...