Aktualitet

FOTO/ Ku po jetojmë… Tirana e ‘pushtuar’ nga smogu, pamja e sotme në kryeqytet

21 Janar 2020, 10:51 Nga DOSJA
FOTO/ Ku po jetojmë… Tirana e ‘pushtuar’ nga smogu,

TIRANË–  Tirana prej ditësh është përfshirë nga mjegulla dhe smogu duke shkaktuar probleme për jetën e banorëve. Kryesisht niveli i lartë i smogut është parë gjatë orëve të pasdites dhe darkës, gjë që ka  qenë shumë shqetësuese për jetën e banorëve dhe shoferëve të cilët hasnin probleme në shikimin e qartë të rrugës.

Ndërkohë edhe në orët e para të ditës vihet re që smogu nuk është larguar, por është në nivele më të ulëta  krahasuar me mbrëmjen.

Në këtë foto të të siguruar nga Dosja.al vihet re se i gjithë kryeqyrteti është i pushtuar nga ‘smogu’, një prej faktorëve që ndikojnë drejtëpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve.

Kujtojmë që edhe dy ditë më parë në Tiranë u anulua fluturimi i avionit “Wizzair” nga aeroporti Nënë Tereza që kishte si destinacion Londrën, për shkak të mjegullës së dendur që kishte ‘pushtuar’ vendin. Dhe nga fotot e publikuara nga Dosja.al, u pa që rrugët nuk dalloheshin qartë për shkak të mjegullës, gjendje e cila mund të bëhej në rrugët e kryeqytetit burim aksidentesh.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet smogu ne tiranë tirane smogu ne tiranë tirane

Sondazh

Poll