U godit dy herë në kokë dhe trupi iu hodh në lum nga kushëriri, vrasja makabre e shqiptarit në Itali ndodhi për 50 euro
21 Janar 2020, 10:11Nga DOSJA
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Erion Morinës, 20-vjeçarit nga Malisheva që jetonte në Itali, i cili është vrarë e më pas është hedhur në lumë para disa ditësh nga kushëriri i tij Musli Morina.
Mësohet se e gjithë kjo ka ndodhur për 50 euro. Natën mes 16 dhe 17 janarit, dy të rinjtë dolën të pinin kafen në Naviglio të Italisë, ku pasi kanë konsumuar alkool, janë dehur.
Pas këtij momenti mësohet se mes dy kushërinjve ka pasur një debat, që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit. Pas krimit, Musli Morina pranoi se e kishte vrarë kushëririn e tij. Musliu ka treguar se që të dy ishin përdorues të rregullt të alkolit dhe drogës. Mësohet se sapo dolën jashtë, ai e ka goditur Erionin dy herë në kokë dhe një herë në krah, me gotën që e ka marrë brenda barit ku ishin ulur më parë të dy. Pas mbikqyrjes së trupit të të riut, mendohet se ai nuk ka ndërruar jetë nga goditjet, por pasi u hodh në lumë. Tashmë kushëriri i viktimës ndodhet në paraburgim, ku do të njihet me masën e sigurisë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Puna për mbarëvajtjen e SPAK nuk është e lehtë. Ky është përfundimi në të cilin është arritur sot, nga dy zyrtarët e lartë, Arben Kraja dhe Gentian Ibra...
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një lokali në Tiranë dhe kamarierin pasi janë kapur me kanabis. Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë B. B....
TIRANË– Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në Historinë e Kombit tonë Shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvillua...
Tiranë- Policia ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se e nxorri në pritë Vilson Tafçiun mbrëmjen e djeshme, i cili më pas u vra me tre plumba në...
TIRANË- “Nuk mund të bëj fajtor asnjë emër të veçantë, do ta tregoj koha”, këto janë fjalët e Ana Veizit 9 vite pas 21 Janarit 2011, ku humbi të ati...
Tiranë- Sot shënohen plot 9 vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku në bulevard u vranë 4 protestues. Në një shkim të gjatë në Facebook gazetari Artan Hoxha shpreh...