Aktualitet

100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, më i rëndësishmi në historinë e kombit shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë

21 Janar 2020, 09:26 Nga DOSJA
100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, më i rëndësishmi

TIRANË– Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në Historinë e Kombit tonë Shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar  të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Kanë marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

Në Kongresin e Lushnjës, para 100 vjetësh janë marrë vendime të rëndësishme politike. Kujtojmë që me zhvillimet në Kongresin e Lushnjes u hodhën poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris, dhe morën vendimin për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Përgjatë ditëve të zhvillimit të Kongresit të  Lushnjes u miratua gjithshtu edhe një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, Këshill që do të kryente funksionin e parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjes me shumicë votash rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 100 vjetori i kongresit te lushnjes 100 vjetori i kongresit te lushnjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Janar 2020, 07:57

Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teod...