Aktualitet

9 vite nga ‘21 janari’, familjarët kërkojnë drejtësi. Ish-gardisti Agron Malaj: S’qëllova unë, më akuzojnë si vras

21 Janar 2020, 07:10 Nga DOSJA
9 vite nga ‘21 janari’, familjarët kërkojnë

TIRANË– Sot shënohen 9 vite nga ngjarjet e 21 janarit 2011, kur Garda e Republikës e drejtuar nga ish-komandanti Ndrea Prendi, qëlloi mbi 4 protestues që kishin marrë pjesë në protestën e Partisë Socialiste. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, dhe Hekuran Dedaj u vranë më 21 janar 2011, ndërkohë që për vrasjen e tyre, gjykata dënoi Prendin me 1  vit burg dhe ish-gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.

Vrasja u cilësua nga gjykata se kishte ndodhur nga pakujdesia, ndërkohë që edhe sot, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi. Familja e njërit prej tyre, Aleks Veizit, jo më larg se dje, njoftoi se ka dërguar çështjen në Strasburg, me shpresën se gjykata Evropian do të japë drejtësi. Ndërkohë që sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarët e viktimave ndezën qirinj dhe vendosën lule, në vendin ku u vranë të afërmit e tyre.

 

Krah tyre ishte kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama mungoi për herë të parë në këtë përkujtim. Vizita si president i OSBE në Kiev, pamundësoi praninë e Ramës në pritjen e përvitshme që iu dedikohet familjarëve edhe në kryeministri, ndërkohë që socialistët ia kanë faturuar 21 janarin “Drejtësisë së Re”.

Nga socialistët kanë ardhur edhe reagimet nga rrjetet e tyre sociale. Ish-gardisti i 21 janarit, Agron Malaj, me anë të një reagimi të gjatë në Facebook shkruante se ai kishte refuzuar urdhërin për të qëlluar dhe se kërkonte drejtësi për të vrarët. Ndërsa zv.kryeministrit Erion Braçe u shpreh se ndjehej në turp se nuk kishte mundur që të zbuloheshin autorët, duke sulmuar ashpër edhe Prokurorinë e Përgjithshme. Braçe akuzoi hapur ish-kryeministrin Sali Berisha si udhëruesin e asaj që ai e ka quajtur pushkatimin e 4 personave në Bulevard. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 21 janari 9 vite nga 21 janari aleks nika faik myrtaj hekuran deda ziver veizi 21 janari 9 vite nga 21 janari aleks nika faik myrtaj hekuran deda ziver veizi

Sondazh

Poll