Policia aksion ‘blic’ në një lokal në Tiranë/ Arrestohet pronari dhe kamarieri, shisnin drogë (FOTO)
21 Janar 2020, 09:41Nga DOSJA
Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar pronarin e një lokali në Tiranë dhe kamarierin pasi janë kapur me kanabis. Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë B. B., 42 vjeç, pronari i lokalit dhe kamarieri A. B., 41 vjeç pasi akuzohen se shisnin kanabis në lokal.
Njoftimi i Policisë:
Pronari dhe kamarieri i një lokali në Tiranë janë arrestuar pas një kontrolli që kanë ushtruar forcat e rendit, të cilat gjetën 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kontrollin e ambienteve dhe lokaleve në të cilat dyshohet se kryhet veprimtari e kundërligjshme, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Skënder Luarasi” shpërndahej lëndë narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Shadow”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit);
– A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bar-kafe, me pronar shtetasin B. B. dhe kamerier shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën në ambientet e brendshme të lokalit lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë”.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Sot festohet 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në Historinë e Kombit tonë Shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvillua...
Tiranë- Policia ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se e nxorri në pritë Vilson Tafçiun mbrëmjen e djeshme, i cili më pas u vra me tre plumba në...
TIRANË- “Nuk mund të bëj fajtor asnjë emër të veçantë, do ta tregoj koha”, këto janë fjalët e Ana Veizit 9 vite pas 21 Janarit 2011, ku humbi të ati...
Tiranë- Sot shënohen plot 9 vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku në bulevard u vranë 4 protestues. Në një shkim të gjatë në Facebook gazetari Artan Hoxha shpreh...
BILISHT– Tre persona kanë grabitur një pikë karburanti në Bilisht mëngjesin e sotëm, duke marrë xhiron ditore. Mësohet se autoret kanë kërcënuar rojen dhe më pa...
Aktualitet21 Janar 2020, 07:57
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu Noka, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Teod...