Aktualitet

Drogë dhe çokollatë nga Greqia në Shqipëri/ Gjykata lë në burg Pajtim Agën dhe 6 të arrestuarit e tjerë

21 Janar 2020, 10:49 Nga DOSJA
Drogë dhe çokollatë nga Greqia në Shqipëri/ Gjykata

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Pajtim Agën, vëllain e Robert Agës, ish-shefit të Policisë dhe 6 të arrestuarit e tjerë, të cilët u arrestuan për trafik droge. 7 personat që janë në qeli janë: Pajtim Aga, 51 vjeç, Marsilda Piperi, 32 vjeçe, Fatjon Dedaj, 37 vjeç, bashkëjetues me Piperin, Shkëlqim Mazari, 51 vjeç, Edmond Rajta, 52 vjeç, Devis Mija, 20 vjeç dhe Arjet Halilaj.

Më 18 janar Policia e Shtetit arrestoi 7 persona dhe sekuestroi 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate gjatë operacionit të koduar “TRANZIT”. Sipas Policisë 7 të arrestuarit merrnin kanabisin në formë çokollate në Greqi, e kalonin atë mes Konispolit, e më pas e sillnin në Tiranë. Më pas ata e trafikonin atë drejt një qyteti verior, për të dalë sërish jashtë Shqipërisë.

Pajtim Aga është vëllai i ish- shefit të Policisë Rrugore në Dibër, Robert Agës, i cili ishte pjesë e përgjimeve të “Bild”, ku fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin. Pas arrestimit të të vëllait, Robert Aga u shkarkua nga detyra.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata lë në burg pajtim agën operacioni tranzit gjykata lë në burg pajtim agën operacioni tranzit

Sondazh

Poll