Aktualitet

9 vite nga vrasja e Aleks Nikës/ Familjarët kërkojnë drejtësi, babai: Qitësi të më tregojë kush e urdhëroi, ia fal gja

21 Janar 2020, 10:20 Nga DOSJA
9 vite nga vrasja e Aleks Nikës/ Familjarët kërkojnë

Tiranë- Sot shënohen plot 9 vite nga 21 Janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës qëlloi mbi 4 protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Familjarët e njëri prej viktimave Aleks Nikës kërkojnë drejtësi.

“Nuk dënohet ai që më ka vrarë vëllain mua. Na kanë shkatërruar jetën. Zoti është i madh, ka për të ardhur ajo ditë për të mos humbur gjaku. Kjo është drejtësia e shtetit shqiptar. Kush është SPAK-u? Sikur ta kishte vrarë babi im djalin e Sali Berishës do të ishte pushkatuar” , u shpreh e motra e Aleksit Albina.

Ndërsa i ati, Ndue Nika, babai i Aleksit kërkoi nga vrasësi i djalit të tij që të tregojë kush e ka urdhëruar, pasi në këtë mënyrë do ta falte, duke shtuar se do të merrej me atë që e ka urdhëruar.

“Sali Berisha duhet të më japë mua llogari për këtë dëm. Këta tani janë me njëri tjerin. Pse nuk ia futi vetes Ndea Prendi, por vrau djalin tim. Duhet të dënohet vrasësi. Unë ja  fal gjakun dikujt që më thotë se kush ia ka dhënë urdhërin. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. “, u shpreh ai.

Sot  plot 9 vite nga 21 Janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 9 vite nga 21 janari protesta e 21 janarit 9 vite nga 21 janari protesta e 21 janarit

Sondazh

Poll