Aktualitet

“S’mund të shkelë në Shqipëri deri në vitin 2025”, kontradiktat e urdhrit të dëbimit që firmosi Harun Çelik, s’

21 Janar 2020, 10:12 Nga DOSJA
“S’mund të shkelë në Shqipëri deri në vitin

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur dokumentin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku urdhërohet që më datë 1 janar të vitit 2020, mësuesi gylenist Harun Çelik, të deportohej nga Shqipëria në drejtim të Turqisë.

Në shkresë thuhet se Harun Çelik i jepet e drejta ta ankimojë këtë vendim, mbështetur në nenin 122 të ligjit nr.108/2013 ‘Për të huajt’, por në një tjetër pikë shkruhet se urdhërohet largimi i menjëhershëm të këtij personi nga Shqipëria, ç’ka e bën shkresën kontradikte. Shkresa shton edhe faktin se Çelik nuk lejohet të shkelë në Shqipëri për pesë vitet e ardhshme, deri në datën 25 dhjetor të vitit 2025.

Urdhri i dëbimit shton se Celik u deportua nga Shqipëria pasi nuk plotësonte kushtet e nevojshme për qëndrim duke iu referuar nenit 109/A.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Disa javë më parë ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin. Harun Çelik akuzohet në Turqi së është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste dhe ndodhet në burg në Ankara.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja gylenisti harun çelik harun çelik dosja gylenisti harun çelik harun çelik

Sondazh

Poll