Politike

“Në kontratë nuk ka asnjë klauzolë për të"/ Berisha: Ai që më shpalli nongrata është aty ku e meriton dhe uroj që drejtësia amerikane t’i japë dënimin që meriton

I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha se ai që më shpalli non grata është aty ku e meriton dhe uroj që drejtësia amerikane t’i japë dënimin që meriton. Berisha shtoi se ishte i pari sekretar shtetit që nuk hyn në asnjë institucion ekzekutiv dhe përdori fuqinë e tij që të izolonte PD.

7 Maj 2025, 22:34 Nga M.L
“Në kontratë nuk ka asnjë klauzolë për
Sali Berisha

TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka mohuar që në kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA, të ketë një klauzolë të veçantë në lidhje me heqjen e non gratës. I ftuar në emisionin 'Debat' të Alba Alishani në A2CNN, Berisha tha se ai që më shpalli non grata është aty ku e meriton dhe uroj që drejtësia amerikane t’i japë dënimin që meriton. Berisha shtoi se ishte i pari sekretar shtetit që nuk hyn në asnjë institucion ekzekutiv dhe përdori fuqinë e tij që të izolonte PD.

“Në kontratë nuk ka asnjë klauzolë për non gratën. Fondacioni ka interesa atdhetare për bashkëpunimin e qeverisë së Shqipërisë me SHBA. Ai që shpalli nongrata Berishën është aty ku e meriton dhe uroj që drejtësia amerikane t’i japë dënimin që meriton. I pari sekretar shtetit që nuk hyn në asnjë institucion ekzekutiv. Ai përdori fuqinë e tij që të izolonte PD dhe Berishën. 4 rezoluta janë shkatërrim i të gjithë përpjekjes për të shkatërruar një forcë politike. Chris LaCivita e bëri të qartë historinë e saj. Është kryetari i komitetit republikan. Ai ua tha se kush e bëri dhe si e bëri. Se çfarë pritshmërie kanë pasur miqtë e mi është punë e tyre," tha Berisha.

sali berisha nongrata

Sondazh

Poll